Aktualitet

I nguli th*kën 49-vjeçarit në Gjirokastër, kapet adoleshenti/ Si paraqitet gjendja e të plagosurit

Shkruar nga Liberale

I nguli th*kën 49-vjeçarit në Gjirokastër, kapet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku një adoleshent 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës një burrë 49 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal që degjeneroi në dhunë fizike. I mituri përdori një thikë për të plagosur shtetasin me iniciale A. P., i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan thikën që u përdor në ngjarje, e cila është marrë tashmë në cilësinë e provës materiale.

Tashmë ndaj të miturit rëndon akuza për “plagosje e rëndë me dashje” dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH