Një 16-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë që prej katër ditësh në Greqi. Mësohet se Emilia Veliu ka humbur gjurmët që prej datës 16 qershor.
Ndërkohë mediet greke kanë publikuar njoftimin e zhdukjes së adoleshentes shqiptare si edhe foton e saj.
Ditën që u zhduk Emilia me gjatësi 1.70 dhe 65 kg, kishte veshur pantallona xhinse të zeza, një kanotiere të zezë, syze shikimi dhe një çantë ngjyrë bordo.
16-vjeçarja u zhduk në zonën e Petralonës në Athinë, me familjarët e saj që kanë kërkuar ndihmë nga policia dhe autoritetet greke.
Autoritete greke u bëjnë thirrje qytetarëve të telefonojnë në numrin 116000 si dhe në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, nëse kanë informacion për vendndodhjen e Emilias.
Të afërmit e adoleshentes kanë publikuar gjithashtu njoftimin e zhdukjes së 16-vjeçares në rrjetet e tyre sociale Facebook dhe Instagram.
Ndërsa të afërm të 16-vjeçares pretendojnë se vajza mund të jetë rrëmbyer.