Aktualitet

Levian Goga mban gjallë kujtimin e dy djemve që humbën jetën në lumin Arachtho, bën tatuazh fytyrat e Spyros dhe Nisi

Shkruar nga Liberale.al

Levian Goga mban gjallë kujtimin e dy djemve që humbën jetën

Levian Goga, burri shqiptar që u zhyt në lumin Arachtho për të shpëtuar dy djemtë 12 dhe 14 vjeç, të cilët fatkeqësisht u mbytën, ka vendosur të mbajë gjallë kujtimin e tyre në një mënyrë shumë personale dhe prekëse.

Ai i ka bërë tatuazh fytyrat e Nisit dhe Spyros në trupin e tij, duke thënë se duan që ata të jenë gjithmonë me të dhe në zemrën e tij. Përpjekjet e tij për t’i shpëtuar fëmijët nuk kanë pasur fatin e dëshiruar, por dashuria dhe respekti për ta mbeten të paprekura.

Levian tregoi gjithashtu se ishte pa dokumente për 20 vjet, por falë solidaritetit të shumë njerëzve dhe institucioneve në Greqi, familja e tij do të marrë kartat e identitetit. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe që ka marrë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH