Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga gjyqtarët Sokol Çomo (kryesues), Rezarta Schuetz (relatore), Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, shpalli sot më 19 qershor 2025 vendimin për çështjen nr. 32/2023.
Bëhej fjalë për ankimin e ish-gjyqtarit Petrit Hysa, i cili kërkonte ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), që e kishte shkarkuar nga detyra më 24 maj 2023.
Pas shqyrtimit të çështjes, KPA vendosi në mënyrë unanime të mos e pranojë ankesën e Hysës dhe të lërë në fuqi vendimin e KPK-së. Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë.