Aktualitet

E RËNDË në Itali/ 39-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga një makinë

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Itali/ 39-vjeçari shqiptar humb jetën pasi

Një 39-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në Cortona, Itali, pas përplasjes nga një makinë. 

Sipas medieve italiane, ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cortona, Itali, ku një burrë 39-vjeçar me origjinë shqiptare u godit fatalisht nga një makinë. Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45, ndërsa përpjekjet e emergjencës dhe helikopterit të shpëtimit për të shpëtuar jetën e tij, nuk dhanë rezultat.

Automjeti, i drejtuar nga një 19-vjeçar vendas, goditi shqiptarin pranë rrugës në drejtim veri nga Liqeni Trasimeno drejt Cortonës. Hetimet nga karabinierët po vazhdojnë për të sqaruar shkakun e aksidentit dhe nëse shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Viktima është identifikuar me inicialet E.G. dhe ishte banor i Tuoro sul Trasimeno. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende në hetim.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH