Aktualitet

Zjarri shkrumbon stallën në Fier! 400 dëngje bari nën flakë shkaktojnë panik në zonë

Shkruar nga Liberale.al

Zjarri shkrumbon stallën në Fier! 400 dëngje bari nën

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një pronë private në fshatin Peshtan, në Fier. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas të dhënave të para, mendohet se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike që ka dalë nga pompa e ujit që përdorej për vaditje. Flakët janë përhapur shpejt, duke djegur rreth 400 dëngje bari dhe një stallë ku mbaheshin vegla pune bujqësore, si jonxha dhe frezë.

Për fat të mirë, në stallë nuk kishte bagëti kur ra zjarri, ndaj nuk ka pasur dëme në kafshë. Kjo ka ndihmuar edhe në shuarjen më të shpejtë të flakëve.

Dëmet materiale llogariten rreth 10 milionë lekë të vjetra.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të ndalin përhapjen e zjarrit në zona të tjera.

Policia dhe grupi hetimor po vazhdojnë të hetojnë për të zbuluar saktësisht se si ndodhi ngjarja.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH