Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në autostradën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate, në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Siç bën me dije policia, rreth orës 00:40, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH