Aktualitet

Aksident në mes të Tiranës, “Blue Taxi” përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

Shkruar nga Liberale
Aksident në mes të Tiranës, “Blue Taxi”

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me  barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë.

Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi” të Krenar Çoçajt, teksa pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH