Sipas sondazhit të realizuar këtë javë nga “Liberale.al”,me pyetjen: “A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?”, shumica e të anketuarve janë shprehur “Jo”.
Rezultatet tregojnë se 38% e pjesëmarrësve në sondazh besojnë se SPAK vepron në funksion të interesave të qeverisë, ndërsa 51% janë përgjigjur “Jo”.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e qytetarëve, 11%, janë përgjigjur “Nuk e di”, duke treguar një farë pasigurie ose mungesë informacioni rreth funksionimit të institucionit.