Një incident i rrezikshëm është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në zonën e njohur si kthesat e Murrashit. Rreth orës 17:35, një gur i madh është shkëputur nga kodra dhe ka rënë mbi rrugë, duke goditur një automjet të policisë dhe duke penguar e rrezikuar kalimin e automjeteve.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për të konfirmuar detaje të mëtejshme dhe për të dhënë informacion në lidhje me ndërhyrjet për pastrimin e rrugës.