Aktualitet

Shpërthim bombula e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një 64-vjeçare

Shkruar nga Liberale.al

Shpërthim bombula e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ishull Shëngjin, në njësinë administrative Shëngjin, bashkia Lezhë. Shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë një bombul gazi.

Si pasojë e ngjarjes, është plagosur 64-vjeçarja Mara Biba, e cila ka pësuar djegie dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Policia ka konfirmuar se ngjarja u shkaktua nga një shpërthim zjarri pas rrjedhjes së gazit në banesë dhe se po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH