Aktualitet

EMRI/ I akuzuar për trafik droge në Itali, pranga 40-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I akuzuar për trafik droge në Itali, pranga 40-vjeçarit

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Në pranga është vënë një 40-vjeçar, i akuzuar për trafik droge në Itali. Ndaj shtetasit, Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH