Aktualitet

Artan LAME përcillet në banesën e fundit/ Auron Tare zbulon bisedën e fundit me të: Aman m'i sill ato..

Shkruar nga Liberale

Artan LAME përcillet në banesën e fundit/ Auron Tare zbulon

Sot Po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, i cili ndërroi jetën vetëm pak ditë më parë pas një ndërhyrjeje në zemër në një spital në Gjermani. 

Historiani Auron Tare u shpreh për News24 se i ndjeri është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie ndërsa theksoi se është një nga koleksionistët më të mëdhenj në Ballka dhe më unikalët në Europë.

Tare tregoi se kishte folur me Lamen në telefon pak para se ai të futej në sallën e operacionit dhe sipas tij, biseda e fundit kishte qenë për një çështje historike që i lidhte të dy.

“Kur ishte në Gjermani, e telefonova për disa dokumente gjermane që i kisha gjetur në Amerikë. Ishin dokumente me interes historik dhe ai më tha: ‘Aman, m’i sill kur të kthehesh, se jam shumë kurioz t’i shikoj.’ Nuk e mendoi kurrë që nuk do të kthehej më në Shqipëri,” rrëfeu Tare me emocion.

“Nuk është kollaj të flasësh në këtë ditë, por unë dhe miqtë e ngushtë tij kemi vendosur ta kujtojmë duke qeshur e duke treguar histori humori. Mendoj se ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës sonë private dhe publike. I kujtojmë me humor të gjitha betejat dhe debatet që ziheshim, pasi në fund sërish e merrnim në telefon njëri tjetrin.

Lamja është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie. Është një koleksionistët më të mëdhenj në rajon dhe unikal në Europë në lidhje me atë që ka koleksionuar. Ai donte që koleksioni i tij t’i mbetet popullit shqiptar”, shtoi ai. 

Ky i fundit ka theksuar se Lame nuk e mendoi kurrë që nuk do të vinte sepse deri në ditën e fundit jepte porosi në lidhje me muzeumin.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH