Aktualitet

Monopatinat elektrike, gjithnjë e më të përhapura në Tiranë, po kthehen në një problem serioz

Shkruar nga Liberale.al

Monopatinat elektrike, gjithnjë e më të përhapura në

Monopatinat elektrike po bëhen një prej mjeteve më të përdorura për lëvizjen në Tiranë, sidomos nga të rinjtë që kërkojnë të shmangin trafikun e rënduar. Megjithatë, ky rritje e popullaritetit po sjell edhe rritje të aksidenteve, duke u kthyer në një shqetësim për autoritetet dhe specialistët e sigurisë rrugore.

Përveç të rinjve, edhe fëmijët po përdorin monopatinat, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Statistikisht, gjatë këtij viti, monopatinat dhe biçikletat janë përfshirë në rreth 7% të aksidenteve rrugore në kryeqytet. Shpejtësia e lartë, mungesa e përvojës dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë faktorë kryesorë që shkaktojnë këto incidente.

Shumë përdorues i shtyjnë monopatinat deri në shpejtësi 30-50 km/h, ndërkohë që ligji lejon vetëm deri në 25 km/h për këto mjete të lehta. Për të përmirësuar sigurinë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policia Rrugore po punojnë për një draft ligjor që do të parashikojë moshën minimale 16 vjeç për përdorimin e monopatinave, por ende nuk ka një vendim zyrtar.

Përveçse në qytet, monopatinat qarkullojnë edhe në rrugët interurbane, shpesh pa dokumentacion dhe pa pajisje sigurie, duke rritur rrezikun për përdoruesit dhe për të tjerët në trafik. Ndërkohë, autoritetet kanë vendosur më shumë se 600 masa administrative ndaj përdoruesve të këtyre mjeteve, por shkeljet vazhdojnë të shtohen.

Specialistët kërkojnë një rregullim të qartë ligjor, ku përveç kufizimeve të moshës, të kërkohet edhe leje drejtimi dhe siguracion për monopatinat që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH