Aktualitet

Turisti nga Kosova lëndohet në Valbonë, ndërhyn policia dhe ekipi mjekësor për shpëtimin

Shkruar nga Liberale.al

Turisti nga Kosova lëndohet në Valbonë, ndërhyn policia dhe

Një ngjarje me rrezik për jetën u regjistrua pasditen e sotme në zonën malore të Valbonës, ku një turist nga Kosova pësoi një dëmtim serioz gjatë eksplorimit të terrenit.

Rreth orës 16:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë mori njoftim se në fshatin Kukaj, një turist me inicialet I. H., banues në Kosovë, kishte pësuar një rrëzim aksidental, duke dëmtuar rëndë këmbën.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, u organizua një operacion shpëtimi. Forcat e Policisë së Tropojës, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit rajonal, u nisën drejt zonës së thellë dhe të vështirë për t’u arritur.

Pas dy orësh kërkimesh në terren të thyer dhe me vështirësi të dukshme, shërbimet arritën të lokalizojnë turistin e lënduar. Ai u transportua fillimisht nga efektivët e Policisë deri në rrugën ku mund të futej automjeti dhe më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Tropojës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH