Aktualitet

NGJARJE E RËNDË në vend/ Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në një depo uji, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E RËNDË në vend/ Gjendet trupi i pajetë i një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zheje të Mamurrasit. Këtë paradite është gjetur trupi i pa jetë i një 60-vjeçari, në një depo uji e cila ishte në ndërtim.

Nga informacionet e deri tanishme dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depors, e cila ishte pa ujë.

“Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH