Manjola Hasa emërohet drejtoreshë e Agjensisë për Media dhe Informim. Theksojmë se emërimi i Hasës vjen pas largimit nga drejtimi i MIA-s, i Alteo Hysës.
Në shtator të 2021, kryeministri Rama, në nisje të mandatit të tretë teksa prezantoi qeverinë njoftoi ngritjen e Agjensisë për Media dhe Informimt.
MIA ka si mision t’i komunikojë në mënyrë transparente, medias dhe publikut, qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore, si dhe të sigurojë transparencën për të gjitha institucionet publike.