Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja tronditëse sot në Vlorë, ku një vajzë 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëqëlluar me armë zjarri.
Adoleshentja, e cila ndodhej tek gjyshërit në lagjen “Kushtrimi”, është vetëplagosur me një pistoletë, duke marrë një plagë të rëndë në kokë.
Kanë qenë familjarët që e transportuar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve, vajza mbërriti fillimisht e vetëdijshme, por më pas humbi ndjenjat dhe ra në koma.
Plumbi ka shkaktuar dy dëmtime serioze në kokë: një pranë syrit dhe një tjetër sipër kokës, ku edhe ka dalë jashtë. Aktualisht, 17-vjeçarja ndodhet e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Tiranës për mjekim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje familjarët, ndërsa paraprakisht dyshohet për një tentativë vetëvrasjeje.