Aktualitet

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik 62 MW në Kolonjë

Shkruar nga Liberale.al

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik 62 MW në

Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centralit të ri fotovoltaik me kapacitet 62 megavatë në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë. Projekti është iniciativë e shoqërisë “Fortis Energy and Construction” sh.p.k. dhe nuk përfshihet në koncesione apo masa mbështetëse nga shteti.

Centralit pritet të ndërtohet brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit dhe do të operojë për 49 vjet. Gjatë ndërtimit dhe funksionimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike për të garantuar cilësinë dhe respektimin e kushteve ligjore dhe mjedisore.

Shoqëria “Fortis Energy and Construction” ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj për ecurinë e ndërtimit dhe të respektojë të gjitha autorizimet. Gjithashtu, ajo do t’i japë ministrisë përgjegjëse për energjinë falas 2% të prodhimit vjetor të energjisë ose vlerën e tij monetare, e cila do të shkojë në buxhetin e shtetit.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në energjitë e ripërtëritshme dhe do të ndihmojë në uljen e varësisë së vendit nga burimet fosile, duke kontribuar në rritjen e prodhimit të energjisë së pastër në Shqipëri. Me një kapacitet prej 62 MW, centralit do të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajonin e Juglindjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH