Aktualitet

Sekuestro pasurish në Gjirokastër: Goditet pasuria e dyshuar nga trafiku i drogës, në shënjestër Katan Bahoja alias Sokrat Baho

Shkruar nga Liberale.al

Sekuestro pasurish në Gjirokastër: Goditet pasuria e dyshuar nga

Një operacion i zgjeruar i Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ka çuar në sekuestrimin e një sërë pasurish të dyshuara si të përfituara nga aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Në qendër të hetimit është shtetasi Katan Bahoja, i njohur dhe me identitetin tjetër Sokrat Baho, 45 vjeç, banues në fshatin Valare të Gjirokastrës. Ai dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që ka vepruar në trafikun e lëndëve narkotike.

Në kuadër të një procedimi pasuror të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë vendosur masat e sekuestros mbi pasuritë e mëposhtme, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale:

Një lokal bar-kafe dhe një hotel katërkatësh në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër;
Një ndërtesë dykatëshe me papafingo (393.3 m²) në fshatin Valare, Gjirokastër;
Një ndërtesë tjetër dykatëshe (235 m²) po në fshatin Valare;
Truall i tipit servis makinash (1216 m²) dhe ndërtim mbi të (276 m²) në lagjen “Grehot”;
Një ndërtesë (lokal) prej 30 m² në të njëjtën lagje;
Një automjet luksoz tip “Audi Q7”.
Përveç këtyre, janë sekuestruar edhe tetë automjete të tjera në pronësi të Bahoja-s dhe familjarëve të tij, për të cilat vijon puna për lokalizimin dhe konfiskimin e plotë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH