Showbiz

Nicki Minaj rrëfen momentet e vështira: “Kam menduar shumë herë të largohem nga muzika”

Shkruar nga Liberale.al

Nicki Minaj rrëfen momentet e vështira: “Kam menduar shumë

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm që ka arritur gjatë karrierës së saj, reperja e njohur Nicki Minaj ka treguar se ka pasur shumë momente kur ka menduar të largohet nga industria muzikore.

Artistja 42-vjeçare, e cila numëron mbi 100 milionë albume të shitura dhe konsiderohet si reperja femër më e suksesshme në histori, ka rrëfyer për Vogue Italia se kritikat e vazhdueshme dhe presioni i jetës publike e kanë prekur thellë gjatë viteve.

“Kam dëgjuar çdo kritikë të mundshme për mua. Kam menduar të heq dorë kaq shumë herë,” tha ajo.

“Jam e lumtur që nuk e bëra. Shpresoj që historia ime të jetë frymëzim dhe t’i shtyjë fëmijët, të rriturit, këdo, të mos dorëzohen”, tha Minaj.

Tutje, ylli tregoi se si e vonoi të bëhej nënë për hir të karrierës së saj dhe për të siguruar jetesën për anëtarët e familjes.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH