Aktualitet

Kërkuan heqjen e masave të sigurisë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon Jurgis Çyrbjan dhe Ahmet Mashën

Shkruar nga Liberale

Kërkuan heqjen e masave të sigurisë, Gjykata e Posaçme e

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbjas dhe shtetasit Ahmet Masha për heqjen e masave së sigurisë “arrest në burg”.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj, që ishin kundërshtuar nga personat nën hetim.

SPAK ka afat deri më 20 korrik për të përfunduar hetimet për këtë dosje.

Organi hetues pret përgjigje për letërporosinë e nisur partnerëve jashtë Shqipërisë, ku janë kërkuar informacione lidhur me disa episode të çështjes dhe subjekteve që po hetohen.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 tetor të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH