Aktualitet

Hetimet për procesin zgjedhor, Dumani: U kryen kontrolle banesash e zyrash, u sekuestruan PROVA të rëndësishme

Shkruar nga Liberale

Hetimet për procesin zgjedhor, Dumani: U kryen kontrolle banesash e zyrash,

Ditën e sotme, organizatat që monitoruan zgjedhjet kanë zhvilluar një tryezë diskutimi mbi proceset zgjedhore me pjesëmarrjen e institucioneve dhe partive politike. Të pranishëm janë gjithashtu ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi lidhur me hetimet për procesin zgjedhor dhe tha se prokurorët e posaçëm ushtruan kontrolle personale, të banesave dhe në zyra.

Gjithashtu theksoi se gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme, të cilat do t’i shërbejnë hetimeve.

Altin Dumani: Janë ushtruar disa kontrolle banese, zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do i shërbejnë procesit të hetimit.

Sfidat nuk janë të pakta, referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota.

Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimit përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit.

Dumani bëri me dije se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 raste kanë kaluar në fazën e hetimit, ndërsa për 43 të tjera është vendosur mosfillim i hetimit.

Dumani: 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit, 40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese dhe një pjesë është në proces verifikimi.

Duke iu referuar materialeve të partive që kanë mbërritur në SPAK, kallëzimet e tyre kanë qene të paplota dhe shpesh jo të sakta, edhe pse kanalet tona për raportime kanë qenë të shumta. SPAK ka bërë verifikimet përkatëse për çdo rast, për çdo kallëzim SPAK ka kryer të gjitha verifikimet, duke konkluduar në vendimmarrje konkrete. Janë ankimuar 3 mosfillime hetimesh, por GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të procedimit penal/vizionplus.tv 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH