Aktualitet

Matura 2025/ Publikohen notat e Matematikës, 673 maturantë nuk e kalojnë provimin

Shkruar nga Liberale.al

Matura 2025/ Publikohen notat e Matematikës, 673 maturantë nuk e

Janë publikuar rezultatet e provimit të Matematikës për maturantët, një nga provimet më të rëndësishme të Maturës Shtetërore. Në total, testin e kanë zhvilluar 25,824 maturantë në të gjithë vendin.

Nga këta, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos arritur të kalojnë provimin. Nga ana tjetër, 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë.

Kalueshmëria në këtë provim është e lartë, me 97.39% të maturantëve që e kanë kaluar testin me sukses. Nota mesatare e maturantëve në këtë provim është 6.47.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH