Aktualitet

Makina merr flakë në rrugën Cërrik–Belsh, dyshohet defekt në motor

Shkruar nga Liberale.al

Makina merr flakë në rrugën Cërrik–Belsh, dyshohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes. Mjeti drejtohej nga një shtetas malazez, 46-vjeçari me inicialet L.L.

Sipas të dhënave të para, zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti në motor. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ngjarja, por makina ka pësuar dëme materiale.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të zjarrit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH