Balla ia thotë Berishës troç: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi
Ministri Taulant Balla është përplasur me kreun e PD-së Sali Berisha në Kuvend, teksa u shpreh se opozita është fat i madh për PS-në, por fat i zi për Shqipërinë.
"Strategjia jote ishte të bëje pis kundërshtarin, akuzoje kundërshtarin për narkotrafik, për vrasje.
Mban mend se çfarë i ke thënë Ilir Metës? Ngrije kokën! I ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhjen e floririt dhe për vrasje.
Erdhi dita që në 2025 e vure kandidat për deputet.
Ti që ia ke thënë të gjitha këto hoqe Dash Sulën e vure Ilir Metën.
Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi", tha Balla.
"Një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm nuk ia vlen t'i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve dhe rrezikshmëria që paraqet ky për qytetarët, më detyruan të rikujtoj këtu që personi që foli këtu, është i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, duke filluar nga trafiqet e prostitucionit, përfunduar te droga.
Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë qyqi që ka porositur vrasje, person që segmente të drejtësisë kane djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës të vrasjeve", u përgjigj Berisha.