Aktualitet

EMRI/ Iu merrte kartat e ID qytetarëve për të përfituar kredi, arrestohet 33-vjeçarja në Lezhë/ Zbardhet SKEMA e mashtrimit

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Iu merrte kartat e ID qytetarëve për të përfituar

Një 33-vjeçare është arrestuar nga polica e Lezhës, pasi u kishte marrë disa qytetarëve të zonës kartat e ID për të marrë kredi në institucione të ndryshme financiare.

Mësohet se në pranga ka rënë Donika Curri, e cila duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, i mashtronte viktimat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore.

Policia bën me dije se më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, Donika Curri aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka finalizuar operacionin e koduar “Kredia”, duke vënë në pranga një 33-vjeçare të dyshuar për mashtrim financiar me të dhëna personale të disa shtetaseve.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasja D. C., banuese në Tiranë, prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur. Ajo mashtronte viktimat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.

Operacioni policor është rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve të mbërritura nga qytetare të ndryshme që ranë pre e kësaj skeme mashtrimi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë transfertat e parave të përfituara nga kreditë, të cilat ishin derdhur në një llogari të administruar nga vetë e dyshuara.

Policia njofton se hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht skemën kriminale dhe për të identifikuar të mundshëm bashkëpunëtorë të saj. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH