Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: U shuan 8 vatra, rrezik i lartë në qarkun e Fierit

Shkruar nga Liberale

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: U shuan 8 vatra, rrezik i

Ministria e Mbrojtjes ka dal me një njoftim sa i takon situatës së zjarreve në vendin tonë. Bëhet e ditur se, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

Ndërkohë në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transporti e gërmuese.

Ministria e Mbrojtjes ndër të tjera raporton se ditën e sotme, 26 qershor pritet një nivel rreziku, i lartë për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik i moderuar në qarqet e tjerë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese.

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa  pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH