Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonat periferike të Sarandës. Sipas informacioneve të para, vatra e zjarrit është shfaqur në fshatin Çukë dhe po përhapet me shpejtësi në drejtim të zonës malore të Metoqit.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa era dhe terreni i thyer po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë.
Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por autoritetet po monitorojnë situatën nga afër dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.