Aktualitet

FSHF ndërton fushë futbolli në nder të Martin Canit

Shkruar nga Liberale.al

FSHF ndërton fushë futbolli në nder të Martin Canit

Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”, si një homazh për djalin 14-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit 2024, pas një konflikti me një bashkëmoshatar.

Projekti është kërkuar nga familja e Martin Canit dhe ka marrë mbështetjen e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Qëllimi i kësaj fushe është të promovojë vlera si edukimi, respekti dhe ndërgjegjësimi tek të rinjtë, duke përdorur sportin si mjet pozitiv për ndryshim.

Fusha, me një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë, do të jetë jo vetëm një hapësirë për të luajtur, por edhe një simbol i kujtesës dhe reflektimit për të gjithë shoqërinë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH