Një aksident ka ndodhur në mesditë në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik tek banorët. Një automjet, për arsye ende të paqarta, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parking pranë një këndi lojrash për fëmijë.
Automjeti u përplas me disa makina të tjera të parkuara në zonë, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.