Aktualitet

Inspektim për kanabis në Mat, policia në vështirësi: Punonjësi sëmuret dhe transportohet me helikopter

Shkruar nga Liberale.al

Inspektim për kanabis në Mat, policia në vështirësi:

Këtë të enjte në mëngjes, një grup inspektimi i Policisë së Shtetit pranë Komisariatit të Matit zhvilloi kontroll në territorin e Njësisë Administrative Ulëz për të verifikuar bimët e dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Gjatë kontrollit në zonën e quajtur Trodhë, në kufi me rrethin e Krujës, një nga punonjësit e policisë u ndje i përkeqësuar nga shëndeti. Pavarësisht që u njoftua menjëherë shërbimi i ambulancës nga Spitali i Burrelit, automjeti nuk arriti të mbërrijë në vend për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës automobilistike.

Në këto kushte, autoritetet kërkuan ndihmën e helikopterit për të transportuar policin në spital, duke siguruar kështu trajtim të shpejtë për gjendjen e tij shëndetësore.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH