Aktualitet

Pasuritë luksoze të sekuestruara në Gjirokastër, kush është i dyshuari për trafik droge?

Shkruar nga Liberale.al

Pasuritë luksoze të sekuestruara në Gjirokastër, kush

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ka sekuestruar pasuritë e shtetasit K.B. dhe familjarëve të tij, i cili dyshohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimet u kryen në kuadër të hetimeve për këtë aktivitet kriminal.

Në mesin e pasurive të sekuestruara janë disa apartamente në qytetin e Gjirokastrës me sipërfaqe që varion nga 38.6 m2 deri në 52.05 m2, sipërfaqe ndërtimore dhe objekte dykatësh me papafingo. Po ashtu janë sekuestruar edhe një godinë në fshatin Valare, truall me ndërtesa të ndryshme dhe disa automjete luksoze si marka Audi, Mercedes Benz, Honda Civic dhe Mitsubishi të viteve të ndryshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH