Aktualitet

Në kërkim për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni, 29-vjeçarja braziliane nën hetim nga Prokuroria e Vlorës

Shkruar nga Liberale

Në kërkim për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni,

Një 29-vjeçare nga Brazili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Vlorës.

Kjo shtetase, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas policisë, dyshohet se në një apartament, në lagjen “Lef Sallata”, 29-vjeçarja shfrytëzonte për prostitucion dy shtetase braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe.

Dy vajzat braziliane u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH