Politikë

“1 në 50 shqiptarë në burg”, Rama sfidon deputetin britanik: Nëse ke të drejtë, i marr të gjithë nëse jo hajde në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

“1 në 50 shqiptarë në burg”, Rama sfidon deputetin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik dhe mbështetësit të Brexit-it, Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”. Rama e ka cilësuar këtë si një gënjeshtër të tejfryrë dhe i ka bërë thirrje për një përballje publike me fakte.

Në një postim të gjatë, Rama ironizoi deklaratat e Farage dhe shprehu gatishmërinë që, nëse shifra rezulton e vërtetë, të marrë personalisht të gjithë shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Nga ana tjetër, nëse shifra rezulton e rreme, i ofron Farage-it një ftesë zyrtare për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur nga afër me vendin dhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri theksoi se kriminaliteti mes shqiptarëve në Britani nuk është më i lartë se mesatarja britanike dhe se shumë shqiptarë ndodhen në burg për shkak të një sistemi të padrejtë emigracioni. Ai e sfidoi Farage-in për një “verifikim faktesh”, duke nënvizuar nevojën për debat mbi bazë të të dhënave reale dhe jo sensacionalizmit mediatik.

Postimi i plote:
Upsss… vetë z.Nigel Farage më sfidoi për faktet!

Çfarë nderi — për një “burrë gjigand”, siç më përshkroi ai (duke pasur parasysh, natyrisht, që vij nga një “vend i vogël”) — të tërheq vëmendjen e mjeshtrit të padiskutueshëm të politikës me tituj në Britani.

Ai tha — dhe po e citoj:
‘’Të them diçka, z. Rama: e di që një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Prandaj trego pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë mbrapsht nesër, sepse kjo është hipokrizi.”

Epo, z. Farage — më lejoni t’ju përgjigjem me diçka që s’është aq e zakonshme në stilin tuaj: shifra reale.

Pretendimi juaj se “një në 50 shqiptarë në Britani është në burg”Nuk është fakt. Është absurd. Një klasik i manualit post-Brexit: ‘’Nëse tingëllon frikshëm, atëherë duhet të jetë e vërtetë.’’

Por kur shikohen të dhënat reale — është një befasi! Edhe nëse do të supozonim se çdo shqiptar që ndodhet në burg është realisht fajtor (ndonëse shumë janë aty për shkak të një sistemi vizash të padrejtë dhe të vjetëruar), shkalla e kriminalitetit mes shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte më e lartë se ajo e popullsisë britanike— madje ka shumë gjasa të jetë më e ulët.

Dhe meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe nuk e durojmë “hipokrizinë”, kam një propozim të thjeshtë për ju:

T’i sjellim të dyja palët faktet në tavolinë. Nëse pretendimi juaj “1 në 50” del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Jo për show, por zotohem publikishit.

Por nëse del që shifra juaj është thjesht karburant për tabloide, atëherë s’ka nevojë për ndjesë. S’ka nevojë për drama. Madje në vënd të kësaj do të merni një ftesë për të ardhur në Shqipëri — si i ftuar nderi.

Do të merrni diell të vërtetë, mikpritje të vërtetë, dhe fakte edhe më të vërteta — për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe gjithçka që do t’ju kërkoj në këmbim është një zotim i vogël, i thjeshtë: që herën tjetër kur dikush të përgojojë shqiptarët, të jeni ju i pari që t’i thoni, të ndalet.

Si thoni atëherë? Një verifikim faktesh për një deportim total — ose për një palë pushime, në mesin e njerëzve më të ngrohtë që do të njihni ndonjëherë.

Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në kontrollin e fakteve, fiton një komb të tërë miqsh për gjithë jetën.

Pres me padurim përgjigjen tuaj.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH