Një video e Giorgia Melonit duke bërë mimika me fytyrën në prag të Samitit të NATO-s në Hagë të mërkurën është bërë virale në mediat sociale.
Meloni del për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, por gjithë vëmendjen e morën mimikat e saj, e jo fjalët që ajo tha.
Kryeministrja italiane ka një histori të bërjes së shprehjeve të çuditshme të fytyrës në publik. Edhe në samitin e NATO-s vitin e kaluar, ajo u bë virale për shkak të mimikave, teksa priste presidentin e asokohe të SHBA-, Joe Biden.
???? A video of Italian Prime Minister Giorgia Meloni’s bizarre facial expressions during a NATO summit press conference has gone viral online pic.twitter.com/zuhp9DJUSO
— NEXTA (@nexta_tv) June 27, 2025