Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, një 87-vjeçar me iniciale G.P, turist nga Italia.
Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
Autoritetet vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.