Aktualitet

“Kërcet” arma në Theth! 33-vjeçari qëllon drejt makinës së 3 të rinjve, këta të fundit e dhunojnë

Shkruar nga Liberale

“Kërcet” arma në Theth! 33-vjeçari qëllon

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Theth të Shkodrës, ku ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa shtetasve.

Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari Alfred Rrupa është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin po udhëtonin tre shtetas – N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç – të gjithë banues në Theth. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetin e qëlluar.

Pas incidentit, tre personat e mësipërm dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit, për çka janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe arma e përdorur në konflikt, një pistoletë me municion luftarak.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH