Aktualitet

E bija qëlloi veten me armë në kokë, Gjykata e Vlorës lë në burg babanë 43-vjeçar

Shkruar nga Liberale

E bija qëlloi veten me armë në kokë, Gjykata e Vlorës

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurise “arrest në burg” për babanë e 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen me armë 3 ditë më parë në Vlorë.

I ati akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43-vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën shtrënguese arrest në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17-vjeçarja qëlloi veten me pistoletë në kokë, në banesën e gjyshit të saj.

E mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë nën hetim për ngjarjen është edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës.

Sipas uniformave blu, arma dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas ngjarjes./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH