Aktualitet

Shqipëria digjet/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave! Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin

Shkruar nga Liberale

Shqipëria digjet/ Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm, lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës, duke falënderuar forcat në terren për përpjekjet dhe sakrificat e bëra. Sipas tij falë këtyre sakrificave situata është përmirësuar, ndërkohë që nuk kurseu të bënte dhe një kritikë për reagimet në medie. 

 “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve.”, shkroi Rama.

Ndërkaq ditën e djeshme, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë regjistruar 37 vatra aktive zjarri në disa qarqe, përfshirë: Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

Në terren janë angazhuar forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Forcat e Armatosura, policia e shtetit, si dhe forcat rajonale të emergjencave.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH