Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi këtë të martë punimet që po bëhen në rrugën Qukës–Qafë Plloçë për të parë nga afër ecurinë e projektit.
“Ndodhemi në lotin e tretë të rrugës Qafë-Plloç, një vepër e cila ka zgjatur për shkak të kompleksitetit gjeologjik që kemi në të gjithë këtë zonë malore, duke nisur nga hyrja dhe deri në dalje. Por edhe për shkak të faktit se projekti kur nisi në fillim ishte i padetajuar, me problematike që dolën gjatë gjithë rrugës. Rëndësi ka që tani jemi në fazën finale, jemi në më shumë se 85% të projektit në të tre fazat e tij. Po punohet me dy turne. Kantieri këtu ku ndodhemi ne po shkon shumë mirë, por pak më lart kemi problematika”.