Aktualitet

Rrëzohet sërish palma në mes të DURRËSIT, dëmtohen dy makina, shpëtojnë mrekullisht njerëzit

Shkruar nga Liberale

Rrëzohet sërish palma në mes të DURRËSIT, dëmtohen

Thyhet palma në bulevardin “Epidamn” në Durrës.
Palma që ndodhej në trotuar është rrëzuar papritur në mes të rrugës, duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve apo drejtuesve të mjeteve, por fatmirësisht nuk ka prekur askënd.

Të vetmet që janë dëmtuar, kanë qenë dy automjete të parkuara.

Ndërkohë rruga është bllokuar dhe forcat e policisë që po punojnë për menaxhimin e devijimit të drejtuesve të automjeteve nëpër rrugët e tjera, teksa pritet edhe zhvendosja e palmës së thyer.

Ky nuk është rasti i parë, pasi po në të njëjtin bulevard është rrëzuar një tjetër palmë pak kohë më parë kur qyteti i Durrësit u përfshi nga moti i keq, ndërkohë që edhe në zona të tjera ka pasur rrëzime palmash e pemësh.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH