Aktualitet

Tragjedi në Lezhë: I riu nga Kosova humb jetën gjatë pushimeve me familjen

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Lezhë: I riu nga Kosova humb jetën gjatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Lezhë, ku një i ri nga Kosova ka ndërruar jetë teksa ndodhej me pushime me familjen.

Policia njoftoi se rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 28 qershor 2025, është informuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës për mbërritjen e një të riu pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj të Kosovës. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte pasur probleme shëndetësore që në fëmijëri.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH