Aktualitet

Aksident në Laprakë, përfshihen tre automjete

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në Laprakë, përfshihen tre automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Laprakës në Tiranë. Në aksident janë përfshirë tre automjete: një taksi, një autobus dhe një makinë e Policisë së Shtetit.

Përplasja ka sjellë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në këtë segment, duke shkaktuar vështirësi për mjetet që lëviznin në zonë.

Sipas informacioneve të para, dy persona janë lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar se si ndodhi aksidenti dhe cilat janë shkaqet.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH