Aktualitet

Alarm në Kuçovë, zjarri rrezikon puset e naftës dhe banorët e lagjes

Shkruar nga Liberale.al

Alarm në Kuçovë, zjarri rrezikon puset e naftës dhe

Një zjarr i fuqishëm ka rënë paraditen e sotme në zonën naftëmbajtëse të qytetit të Kuçovës, duke alarmuar banorët dhe autoritetet lokale. Flakët shpërthyen në kallamishtet e lagjes, shumë pranë puseve të naftës që ndodhen ende në gjendje pune.

Pas njoftimit të marrë nga banorët, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës u angazhuan menjëherë edhe shërbimet zjarrfikëse të Beratit, për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt puseve dhe banesave të zonës.

Zjarri u përhap me shpejtësi të madhe, i ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta të ditës, duke krijuar një situatë mjaft të rrezikshme. Vetëm pas më shumë se një orë përpjekjesh intensive, forcat zjarrfikëse arritën ta vendosin zjarrin nën kontroll.

Fatmirësisht, nuk u shënuan dëme në banesa apo në puset e naftës, ndërkohë që po monitorohen nga afër vatrat e nxehta përreth për të shmangur çdo rindezje të mundshme.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur rreth 2 hektarë me ferra, shkurre dhe kallamishte.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa apelohet për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë si ato naftëmbajtëse, për të shmangur incidente të tilla që mund të kthehen në katastrofa.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH