Aktualitet

Momente paniku në Shëngjin: Mjeti lundrues pëson defekt, rrezikohen dy persona

Shkruar nga Liberale.al

Momente paniku në Shëngjin: Mjeti lundrues pëson defekt,

Një ngjarje që mund të përfundonte në tragjedi është shmangur falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Kufitare në Shëngjin. Rreth orës 15:00 të datës 28 qershor 2025, Policia mori një njoftim urgjent për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt pranë zonës turistike të njohur “Rana e Hedhun”, në Shëngjin.

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, mjeti ishte larguar nga bregu duke rrezikuar jetën e dy personaveqë ndodheshin në bord.

Menjëherë pas alarmit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, reaguan me shpejtësi duke u angazhuar me mjet lundrues dhe Jet Ski, për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq deri në portin e Shëngjinit, ndërsa dy personat që ndodheshin në bord u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare vijon të monitorojë zonat detare në kuadër të sezonit turistik, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë nga ana e drejtuesve të mjeteve lundruese.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH