Aktualitet

A u shit mish derri me salmonelë në treg? AKU jep versionin zyrtar

Shkruar nga Liberale.al

A u shit mish derri me salmonelë në treg? AKU jep versionin zyrtar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas disa lajmeve në media që pretendonin se mish derri i kontaminuar me salmonelë po shitej fshehurazi në treg. AKU i ka quajtur këto lajme të pavërteta dhe ka sqaruar situatën.

Sipas deklaratës zyrtare, bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri të importuar nga Brazili, e cila u bllokua që më 28 janar 2025 pas analizave që treguan se mishi ishte i kontaminuar me salmonella spp. Sasia e mishit nuk ka hyrë kurrë në treg dhe ka qëndruar e mbyllur në magazinën e kompanisë importuese.

Më 16 prill 2025, kompania kërkoi zyrtarisht që kjo sasi të asgjësohej dhe ky proces u bë në prani të institucioneve përkatëse si AKU, Inspektorati i Mjedisit dhe Tatimet.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH