Showbiz

Të rrezikuar nga lufta, evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Të rrezikuar nga lufta, evakuohen nga Izraeli 4 shqiptarë

Katër shtetas të tjerë shqiptarë janë evakuuar nga Izraeli, pasi u rrezikohej jeta nga konfliktet në Lindjen e Mesme.

Dy prej shqiptarëve janë evakuuar nga Jordania, ndërsa dy të tjerë përmes aeroportit të Egjiptit. Kjo për shkak se Izraeli i ka mbyllur aeroportet që prej nisjes së konfliktit me Iranin më 13 Qershor.

Shqiptarët gjendeshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare, teksa lajmi për evakuuimin e tyre është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH