Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, banesa SHKRUMBOHET nga flakët

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, banesa

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Xhile Lici” të qytetit të Gramshit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar një zjarr të madh që ka përfshirë gjithë ndërtesën.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha, pasi banesa është djegur plotësisht, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka tmerruar edhe banorët përreth.

Ndërkohë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ahmet Kokonozi. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH