Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka komentuar situatën politike brenda PD.
I pyetur se kush do të mund të zavëndësonte Berishën nëse do të largohej nga PD, Xhaferri ka dhënë disa emra.
"Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi janë figurat pse jo. Janë dhe 5 të tjerë" - tha Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A e doni ju largimin e zotit Berisha?
Xhaferri: Unë pa mbaruar analiza për këtë farsë elektorale nuk e kërkoj largimin e zotit Berisha.
Myslimi: Neni Basha thotë largohet.
Hoxha: Neni është i vërtetë që parashikon një mandat katër vjeçar dhe zoti Berisha është zgjedhur në 26 prill 2022, dhe përfundon në 26 prill 2026. Por duhet marrë qasja e zotit Berisha, i cili thotë se do ndjekë farsën. Dhe më pas rigaron.
Xhaferri: Jo kjo është thyerje neni.
Borakaj: Çfarë është Berisha për PD?
Hoxha: Lideri historik.
Borakaj: Po PD pa Berishën?
Hoxha: Shpirti opozitar i gjithë shqiptarëve. Nuk vdes PD.